23:16 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosovarët krijojnë ventilatorin për frymëmarrje, nesër testohet

Një ventilator për frymëmarrje është krijuar nga kompania kosovare “Formon” po ashtu është bërë e ditur që kjo kompani nesër do të testojë prototipin e këtij ventilatori.

Ky ventilatorë do të jetë mjaftë i dobishëm për raste urgjente te ata pacientë që kanë probleme me frymëmarrë.

Ventilatori është emërtuar “VentCore”.

Ventilatori, sipas një komunikate nga Innovation Centre Kosovo, është pajisje lehtë e prodhueshme, përfshirë edhe pjesët të cilat mund të prodhohen me printerët 3D nga “Formon”.

“Ventilatori do të hyjë në prodhim, menjëherë pas testimit”, thuhet në njoftimin e ICK-së