KQZ-ja formon komisionin për ankesat e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot formimin e Komisionit për kundërshtimin administrativ, menjëherë pas hapjes së periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme, më 28 dhjetor.
Sipas KQZ-së, çdo aplikues që merr njoftim për refuzimin e regjistrimit si votues jashtë vendit, mund të parashtrojë kundërshtim administrativ te ky komision.
Kundërshtimet dorëzohen përmes emailit në adresën: kundershtimi.vjk@kqz-ks.org.
Personat të cilëve u refuzohet edhe kundërshtimi administrativ, kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48-orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së.

