75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 05 Nëntor 2026 / KV

Kreu vjedhje në dy pompa derivatesh në Podujevë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer dy raste të vjedhjes së shërbimeve në dy pompa të derivateve, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 18:00.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kryer dy vjedhje të shërbimeve në dy pompa të derivateve”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e shërbimeve”./IndeksOnline/