14:07 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Krijohet patrulla myslimane e policisë në New York

Sulmi terrorist në Zelandën e Re shokoi gjithë botën.  Masat e sigurisë në gjitha shtetet e botës janë shtuar që nga dita kur ndodhi sulmi.

Dy banorët e Brooklyn, Mohammead Khan  dhe Nazrul Islam kanë marrë iniciativë që të krijojnë një Shërbim Policorë që do t’i shërbej komunitetit myslimanë atje, transmeton Indeksonline.


“Shërbimi i Patrullës dhe Shërbimeve të Komunitet Myslimanë” kështu do të quhet patrulla policore e myslimanëve në New York.

“Ky shërbim ka për qëllim mbrojtjen e anëtarëve të bashkësisë lokale nga shkallëzimi i krimeve dhe të dëmtimit të cilësisë së jetës” shkruhet në faqen e Shërbimit.

Vullnetarët e këtij shërbimi nuk janë të armatosur dhe janë të gatshëm për t’u marrë me kriza, duke përfshirë abuzimin e drogës, problemet financiare, depresionin dhe parandalimin e vetëvrasjeve.

Ata janë të trajnuar për shëndetin mendor, ndihmën e parë dhe sigurinë bazë.

Ata po ashtu iu shërbejnë edhe atyre që nuk janë myslimanë dhe flasin anglisht, arabisht, bangla, urdu, hindu etj.

Përveç komunitetit myslimanë, patrullë policore kanë edhe aziatikët në Brooklyn./Indeksonline/