16:29 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Kryeziu: Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin e qytetarëve, u rrëzua në Kuvend kundër vullnetit të tyre

Zëdhënësi për media në Qeverinë në detyrë, Perparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve, kurse sipas tij u rrëzua në Kuvend kundër vullnetit dhe pa aprovimin e tyre.

Ai këtë e tha në një shkrim në rrjetin social Facebook duke publikuar rezultatet e raportit “Pulsi Publik 18” nga UNDP. Në të cilin thuhet se niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5% të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.

Kryeziu theksoi se 2/3 e deputetëve në Kuvend rrëzuan Kryeministrin dhe Qeverinë që e aprovojnë 2/3 e qytetarëve.

“Qeveria Kurti, ndonëse në detyrë dhe në përballje me një krizë të trefishtë – shëndetësore, ekonomike dhe politike – ka aprovimin e 60.7% të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci legjitimiteti buron nga qytetarët kurse jetëgjatësia e qeverisë varet nga aprovimi i tyre për punën e saj. Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve, kurse u rrëzua në kuvend kundër vullnetit dhe pa aprovimin e tyre”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi:

KËNAQËSHMËRIA E QYTETARËVE NË PESË VITET E FUNDIT ME PUNËN E QEVERISË DHE KRYEMINISTRIT U KATËR FISHUA PËR VETËM 100 DITËKënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj punës së institucioneve është parametër serioz i legjitimitetit të tyre, veçanërisht kur ato institucione zgjedhen me pëlqimin dhe vullnetin e qytetarëve. Matjet e publikuara sot nga UNDP dhe USAID në kuadër të hulumtimit të rregullt “Pulsi Publik” që kjo organizatë bënë, tregojnë një shkallë të lartë të kënaqëshmërisë, të padëshmuar më parë, ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit. Në katër vitet e fundit, dallimi në mes pikës më të ultë të kënaqshmërisë së qytetarëve me Qeverinë (nentor 2019, 14.4%) dhe atë që shënon së fundmi (prill 2020, 60.7%) është 46.3 pikë përqindje ose 322% më shumë se qeveria e kaluar. Kurse dallimi në mes pikës më të ultë të kënaqshmërisë së qytetarëve me Kryeministrin (shtator 2015, 14.6%) dhe atë së fundmi (65.4%) është 50.8 pikë përqindje ose 348% më e shumë se sa ish Kryeministri Mustafa. Pra, për vetëm 100 ditë, kënaqshmëria me punën e Qeverisë dhe Kryeministrit u katër fishua. Qeveria Kurti, ndonëse në detyrë dhe në përballje me një krizë të trefishtë – shëndetësore, ekoonomike dhe politike – ka aprovimin e 60.7% të qytetarëve të Republikës së Kosvës. Në demokraci legjitimiteti buron nga qytetarët kurse jetëgjatësia e qeverisë varet nga aprovimi i tyre për punën e saj. Qeveria Kurti u ngrit me pëlqimin dhe mbështetjen e qytetarëve, kurse u rrëzua në kuvend kundër vullnetit dhe pa aprovimin e tyre. 2/3 e deputetëve në kuvend rrëzuan Kryeministrin dhe Qeverinë që e aprovojnë 2/3 e qytetarëve. Kë përfaqëson kuvendi sot? Qytetarët jo.