75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 09 Gusht 2026 / G T

Ku është Meritan Shabani, lojtari që i tha “JO” Kosovës sa ishte te Bayern Munchen?!

Meritan Shabani, futbollisti i njohur për refuzimin që i bëri Kosovës sa ishte te Bayern Munchen, tani është bërë me skuadër të re.

Shabani ishte pjesë e Bayern Munchen dhe në atë kohë ai synonte një ftesë nga Gjermania, e që s’e mori kurrë, shkruan Indeksonline

Ai refuzoi Kosovën, edhe pse vendlindja e prindërve të tij, ishte Shtimja.

Por, karriera e tij pas kësaj – kishte vetëm rënje dhe asnjëherë ngritje.

Madje së fundmi ai është trasnferuar te skuadra e Pattaya United, që bën gara në divizionin e dytë në Tajlandë.

27-vjeçari tani ka vlerën veç 125 mijë euro në sajtin e njohur “Transfermarkt”.

Gjatë karrierës, Shabani luajti për skuadrat e njohura, por asnjëherë s’e tregoi vetën, si te: Wolvesi./Indeksonline/