09:28 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Kujdesi për fëmijët me temperaturë gjatë dimrit

Të gjithë fëmijëve u pëlqen dimri, mirëpo mbajtja e tyre të shëndoshë dhe të ngrohtë është një sfidë në vete për prindërit.

Zakonisht ndër problemet me të cilat prindërit përballen janë ethet dhe temperatura e fëmijëve gjatë stinës së dimrit.

Nëse vëreni se fëmija juaj ka ethe dhe temperaturë së bashku, atëherë duhet ta shtrini gjithsesi në shtrat. Kjo nuk është një situatë kur ka nevojë për shqetësime, thjesht duhet pak kujdes që kur shfaqen shenjat e para, dhe nëse fëmija është energjik mund edhe të mos shtrihet fare, përcjell KosovaPress.

Në momentin që i bie pak temperatura mund edhe t’u bashkohet fëmijëve të tjerë në lojën përjashta. Mirëpo asnjëherë mos e përzieni atë me shokët dhe shoqet nëse ka ethe, sepse mund të ua ngjisë të tjerëve.