16:53 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Kuka: Fundjavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj

Loriana Kuka ka arritur të fitoi medaljen e artë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kuka në finale e mposhti kubanezen, Kaliema Antomarchi. Kjo është medalja e parë e artë për ekipin e Driton Kukës, në Gjeorgji.

Trajneri i xhudistes, Driton Kuka ka thënë se kjo është një fitore e madhe për një popull të shtypur ndër shekuj siç është Kosova.

Ky është postimi i tij:

“Dy herë fluturoj kubanezja! Lori po na bën krenar pakufi! E artë në Grand Prix Tbilisi Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë! Fundjavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj! Liria e merituar për të rinjtë qê i kemi”, ka shkruar Kuka. /IndeksOnline/