11:25 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Kurti: Nga java e ardhshme vazhdohet me lejimin e masave të reja, t’i kthehemi normalitetit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë, ku saktësisht ka takuar vullnetarët që kanë shërbyer tek Qendra e Thirrjeve, ku pranuan shumë thirrje të qytetarëve ditë e natë nga anembanë Kosova.

“Dhe i kanë kontribuar parandalimit të pandemisë COVID-19. Me këshillat e tyre mjekësore dhe prej atje këtu në Qendrën e Studentëve ku takova Drejtorin e Konvikteve, vullnetarët, mjekët e infermierët, policët e të gjithë të tjerët të cilët kanë menaxhuar karantinën , e cila siç ka paralajmëruar edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka fundi i muajit do të mbyllet”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.

Tutje ai tha se pasi janë krijuar kushte për fitoren mbi pandeminë COVID-19, tashmë ndodhemi në prag të ngadhënjimit të plotë.

“Andaj minimizimi i masave duhet të përcillet me vigjilencë të shtuar, ruajtja e distancës prej së paku dy metra, higjiena personale, mospraktimi i vizitave familjare janë të domosdoshme e besoj se javë ne ardhshme do të vazhdojmë edhe me lejimin e masave të reja. T’i kthehemi një normaliteti të ri, meqenëse s’do të jetë normalitet i vjetër përderisa s’kemi antivirus e as vaksinë”, shtoi ai./Indeksonline/