22:29 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryeministri Kurti e njoftoi atë për masat e marra nga Qeveria për të luftuar ndikimin e pandemisë Covid- 19. Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.

Ambasadori Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren.

Ambasadori Heldt theksoi rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kryeministrin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit.