09:31 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kush do të përfaqësojë Nismën në Qeverinë Hoti?

Na ndajnë më pak se dy orë deri në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. E derisa kjo të ndodh, emrat e përfolur nga Nisma Socialdemokrate për të marrë pozita në këtë qeveri, janë përfolur të jenë Albulena Balaj Halimaj në pozitën e zëvendëskryeministres. Balaj ka qenë njëra ndër deputetet më aktive të kësaj partie në legjislaturat e fundit, transemton IndeksOnline.

Ndërsa në pozitën e  Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, pritet të emërohet Vesel Krasniqi.

E në postin që kishte në qeverinë Haradinaj, pritet të jetë sërish Skender Reçica.

Këta emra i ka publikuar edhe gjatë natës së mbrëmshme zyrtari i Nismës Socialdemokrate Ahmet Morina.