12:54 / E Martë, 24 Janar 2023 / mp

Ky është mjeku që dyshohet që e sulmoj punëtorin në spitalin e Pejës

Mjeku i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit. Rasti është hapur në polici. “Indeksonline”, mëson se mjeku i cili dyshohet që e sulmoi punëtorin është Besnik Ibraj. Ibraj sipas burimeve të ” IndeksOnline”, është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të mjekëve në pozitën të cilën e kishte ushtruar mjeku Muhamet Haliti, i cili është suspenduar pas rastit të foshnjës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhur dhe e ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, u shpreh Gashi.

Gashi shtoi se motivi që çoi deri te sulmi fizik ishte “rreth një mosmarrëveshjeje, për orar të punës”. Sipas tij, viktima ka pranuar trajtim mjekësor./Indeksonline/