16:55 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ky është personi i dyshuar që therri infermierin në QKUK

Sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë një infermier në Klinikën e Urologjisë.

Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thuhet se pas plagosjes infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

IndeksOnline mëson se personi i dyshuar që therri infermierin është Uranik Agushi.

Po ashtu, IndeksOnline mëson nga burimet e saj që i njëjti ka qenë i akuzuar edhe më parë për vepren penale “Tentim-vrasje”, ku i plagosur ka mbetur L.M.

Por me vendim të Gjykatës është liruar.

Burime të pa konfrimuara kanë thënë per Indeksonline se i dyshuari ka qenë në arrest shtëpiak.

Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës për IndeksOnline ka thënë se njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin.

” Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi./IndeksOnline/