Ky është serbi që u arrestua sot në Zveçan, Policia po bastis shtëpitë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Zveçan personin me inicialet I.M., për të cilin burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Igor Markoviqin.
Pas arrestimit të tij, burimeve të Indeksonline kanë mësuar se Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione të lidhura me të dyshuarin.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se bastisjet janë duke u kryer në shtëpitë e dyshuarit në Kodrën e Diellit dhe në Zherovnicë.
Arrestimi i Markoviqit është konfirmuar edhe përmes komunikatës së përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari lidhet me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023./IndeksOnline/

