08:49 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Kylie Jenner shfaqet joshëse me pozat e reja

Kylie dhe familja e saj kanë qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Së fundmi ajo kishte zgjedhur të shkonte në liqenin Tahoe, aty ku solli një sërë imazhe atraktive, shkruan DailyMail.

Të tilla i ka publikuar në rrjetin social Instagram, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave, të cilët e mbështesin vazhdimisht.

23-vjeçarja pa dyshim që edhe këtë herë ishte e veshur plot stil,  teksa vinte në pah tiparet e bujshme trupore.

Flokët dhe makijazhin i pati në mënyrë më të thjeshtë, duke e bërë që të duket sa më natyrale.

Sidoqoftë, ajo ka qenë duke ndarë fotografi edhe nga dekorimet që ka bërë për festat e fundvitit.