22:44 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Lazio e Valon Berishës fiton Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar Kupën e Italisë pasi në finale ka mposhtur Atalantën me rezultat minimal 2-0.

Skuadra nga kryeqyteti kaloi në epërsi në minutën e 82-të me golin e serbit, Milinkovic-Savic.

Golin e dytë për Lazion e realizoi Correa në minutën e fundit të ndeshjes.

Ky është triumfi i shtatë i Lazios në Kupën e Italisë duke barazuar me kupa Interin.

Juventus mban primatin me 13 tituj të fituar e ndjekur nga Roma me 9. /IndeksOnline/