13:18 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

LDK me telegram ngushëllimi për popullin e Turqisë

Pas tërmetit që e ka goditur shtetin e Turqisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërgua telegram ngushëllimi për popullin e Turqisë.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm.

Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira.

Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, tha Isa Mustafa.

Nga tërmeti që e ka goditur Turqinë, mbi 20 persona kanë mbetur të vdekur kurse mbi një mijë të lënduar dhe po ashtu shumë dëme materiale./Indeksonline/.