19:25 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Leicester ia bën “bajat” Cityt, Vardy tri copa “n’kajmak”

Leicester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim në Ettihad Stadium.

Dhelprat kanë fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-5 në ndeshjen e javës së tretë të Premierligës.

Jamie Vardy ka qenë protagonist i ndeshjes i cili ka shënuar tri gola (37′, 54′ dhe 58′) derisa dy gola tjera u shënuan nga Maddison (77′) dhe Tielemans (88′).

Golat për Manchester Cityn i shënuan Mahrez në minutën e katërt dhe Ake në minutën e 84-të.

Leicester ndan vendin e parë me Evertonin me nga gjashtë pikë derisa City mbetet në kuotën e tri pikëve. /IndeksOnline/