14:05 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Leverkuseni, pas mbrojtësit të Liverpoolit

Bayer Leverkuseni ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Lovren është i gatshëm për t’u larguar nga “Anfield”-i, pasi nuk po gjen vend në formacionin e parë.

Mediat gjermane thonë se klubi gjerman do të mundohet ta transferojë lojtarin para se te mbyllet afati kalimtar veror.

Problemi i vetëm është se Roma me Liverpoolin kanë arritur marrëveshje për kroatin, transmeton Indeksonline.

Nëse Leverkuseni nuk bën ndonjë ofertë të mirë, Roma do ta huazojë lojtarin për 3 milionë euro me mundësi blerje sezonin e ardhshëm për 12 milionë euro./Indeksonline/