75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2026 / AR

Lewandowski nuk e ka kapërcyer ende zhgënjimin për “Topin e Artë” të vitit 2020

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, vazhdon të jetë i pakënaqur me anulimin e edicionit 2020 të “Topit të Artë” për shkak të pandemisë COVID-19.

Ish-drejtori i “France Football”-it, Pascal Ferré, ka zbuluar se e kishte telefonuar personalisht sulmuesin për t’i komunikuar vendimin, por ai nuk kishte arritur ta kuptonte plotësisht.

Ferré tregoi se në vitet e mëvonshme, sa herë që takoheshin, Lewandowski i thoshte me shaka: “Ja ku është njeriu që nuk deshi kurrë të ma jepte një Top të Artë”.

Në atë vit, polaku fitoi tripletën me Bayern Munich-un (Champions League, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë), duke shënuar 55 gola në 47 ndeshje. Edhe pse një vit më vonë u rendit i dyti pas Lionel Messit, zhgënjimi për mungesën e çmimit të vitit 2020 ka mbetur. /IndeksOnline/