16:40 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela takon ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët  në Shkup, lideri i ASH-së 
priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.

Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i 
së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në 
të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër 
kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar 
edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar 
i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në 
vend.

Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin 
për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur 
lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe 
demokracisë.

Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për 
Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së 
Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian 
Ismaili.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po 
vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.