15:37 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Limaj: Kosova humbi një polic të përkushtuar, u prehsh në paqe hero

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova humbi një pjesëtar të Policisë, i cili ishte i përkushtuar në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Kreu i Nismës ka thënë se nga sot ai është hero i Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

“Sot iu dha lamtumira e fundit, policit të Kosovës, Sami Thaçi, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Samiu ishte edhe luftetar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nga sot është edhe hero i Kosovës”, shkruan ndër të tjera Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime Familjes Thaçi, Policisë së Kosovës dhe gjithë atyre që e kanë njohur Samiun. “I bëj thirrje institucioneve përkatëse që ta ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti. U prehsh në paqe, hero”. FL