17:50 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / C E

Liverpooli fiton me “poker” ndaj Southamptonit

Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në “Anfield”.

Reds kanë mposhtur Southamptonin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.

Jota kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.

I njëjti shënoi edhe në minutën e 72-të të ndeshjes pas një asistimi të Mohamed Salah.

Golin e tretë për Liverpoolin e shënoi Thiago në minutën e 37-të të ndeshjes.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Van Dijk I cili realizoi në minutën e 52-të pas një krosimi të Alexander-Arnold.

Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e dytë me 28 pikë, një më pak se Chelsea që kryeson tabelën. /IndeksOnline/