17:26 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Lojtari shqiptar thuajse mbyll sezonin kur sapo ka nisur

Futbollisti shqiptar ka dëmtuar rëndë legamentin duke e këputur dhe tashmë sipas kohëve të rikuperimit do të duhen minimalisht gjashtë muaj që ta shohim sërish në fushën e lojës.

Bakaj aktivizohet me Dinamo Brest dhe është një ndër pikat më të forta të kësaj skuadre.

Futbollisti shqiptar ka luajtur 3 ndeshje këtë sezon në Bjellorusi ndërsa këtë merkato u transferua te Brest pas aventurës së tij dy vjet te Shakhtor Soligorsk po në këtë kampionat.

Në Bjellorusi futbolli vazhdon edhe pse në 98% të botës ka ndaluar çdo gjë.