75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / AR

Luana “çmend”, pozon si një sirenë në mes të detit

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga pushimet e saj, ku shfaqet elegante pranë detit me një fustan të gjelbër që i nxjerr në pah linjat.

Moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar një video në Instagram, ku krahas pamjeve të bukura shkroi mesazhin: “Fear less. Live more” (“Ki më pak frikë. Jeto më shumë”), shkruan Indeksonline.

Me këtë postim, Luana duket se ka përcjellë një mesazh pozitiv për të shijuar momentin dhe për ta jetuar jetën me më shumë guxim.

Pamja e saj verore dhe atmosfera buzë detit kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe elegancën./Indeksonline/