17:21 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Luhatjet” në tabelë, pas përfundimit të xhiros së katër në Superligën e Kosovës

Tashmë kanë përfunduar tri takimet e xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll.


Me Ballkanin që mposhti Llapin në 1:3, Drita që në fund e deklasoi Besa Pejën në 3:1 dhe skuadra e Trepçës ’89 që e befasoi Prishtinën me rezultatin final në 1:0, këto tri takime përveç që dhanë spektakël me golat e shënuar dhe rezultatet në fund, i dhanë edhe një freski tabelës së Superligës, shkruan IndeksOnline

Ballkani me këtë fitore ndaj Llapit merr kreun e tabelës në Superligë me 10 pikë të grumbulluar në katër takime të zhvilluara, ndërkaq në vendin e dytë ndodhet Arbëria me 8 pikë e pas saj renditet Trepça ’89 pasi sot mposhti Prishtinën në 1:0.

Më poshtë e gjeni rënditjen e plotë të skuadrave në tabelën e Superligës.