23:50 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Lukaku: Kam luajtur sezonin më të mirë në karrierë, kjo po më pengon te Interi

Në fund të ndeshjes së fituar 3-2 kundër Borussia Monchengladbach, sulmuesi i Interit Romelu Lukaku foli për Sky Sport.

Unë jam vetëm një nga 25 lojtarët. Ka lojtarë të tjerë me më shumë përvojë se unë, te Interi është viti i dytë dhe unë thjesht dua të ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që luaj me këta djem, sepse ata më bënë të rritem shumë. Në vitin e fundit kam luajtur futbollin më të mirë të karrierës sime, por kjo falë shokëve të skuadrës”, ka thënë belgu pas ndeshjes.

A po bëhet Interi një ekip i shkëlqyeshëm?

Ne po rritemi por te 3-1 kjo ndeshje duhet të mbyllet. Ata shënuan dhe ne ishim me fat që goli i tyre i tretë ishte jashtë loje. Kemi të rinj që duhet të rriten dhe shpresojmë që kjo tore t’i japë forcë ekipit për të ardhmen”, shtoi sulmuesi i Interit.

Pse gjestet e shumta me ekipin.

Unë isha pak i zemëruar sepse unë dhe Lautaro në atë moment ishim dy kundër dy. Në 40 minutat e para dolëm lehtësisht atëherë kur sulmuam rrezikuam por duhet të mësojmë nga këto momente”, përfundoi Lukaku. /IndeksOnline/