13:39 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Man City – Fulham, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Fulhami kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA.

Qytetarët janë nikoqir të klubit londinez në ndeshjen e cila do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin Etihad.

Ekipi i Guardiolas vjen në këtë raund pasi eliminoi Port Valen me rezultat 4-1, ndërsa Fulhami mposhti 2-1 Aston Villan.

Të dy ekipet janë të etura për fitore, pasi kjo fazë zhvillohet vetëm me një ndeshje dhe lojë kthyese ka vetëm në rast barazimi.

Guardiola ka vendosur të bëjë rotacion në këtë takim, ndërsa Fulhami starton me formacionin më të mirë.

Man City: Bravo, Cancelo, Garcia, Otamendi, Angelino, Gundogan, Silva (C), Foden, Bernardo, Mahrez, Jesus

Fulham: Rodak; Hector, Johansen, Ream, Decordova-Reid, Kongolo, Cavaleiro, Christie, Bryan, Onomah, Sessegnon