20:38 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Maqedoni e Veriut: 11 viktima dhe 400 raste me Covid 19

11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2,327 testime të realizuara,  400 persona rezultuan pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 89,392 të prekur.

Në Maqedoni aktualisht ka 12.683 raste aktive.