17:42 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Mashtruesi i Prishtinës në arrati, nëse e shihni lajmëroni Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Valton Makollit, që akuzohet për mashtrim.

Ai dyshohet se ka mashtruar shumë persona. Deri më tani janë paraqitur 3 shitës të dyqaneve që kanë treguar se Makolli i ka mashtruar dhe i ka marr gjësende të ndryshme, transmeton Indeksonline.

No description available.

Valton Makolli, 33 vjeçar, momentalisht është në arrati dhe po kërkohet nga PK.

No description available.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e tij dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë të dyshuarin.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Identifikohet një i dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Prishtinë, 16 prill 2021 – Referuar tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

• Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve  i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu  marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.

Ky i dyshuar aktualisht ndoodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë. 

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.