Mati 1 që dy ditë pa ujë, banorët ankohen për gjendjen e rënduar higjienike në kohë pandemie
Banorët e Mati 1, janë ankuar se kanë mungesë të ujit të pijshëm që dy ditë radhazi.
Lexuesit e IndeksOniline, kanë treguar se vetëm mbrëmë vonë, për 20 minuta iu është lëshuar uji, e më pas nuk ka pasur më.
Ata shprehën të frustruar me këtë situatë, duke thënë se e kanë të vështirë të mbajnë higjienën në këtë kohë pandemie, në mungesë të ujit.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë raportuar disa herë prishje të gypave të ujit e ndalje me furnizim me ujë në pjesë të ndryshe të kryeqytetit