Mbahet mbledhje komemorative për Prof. Selim Kolgecin në Fakultetin e Mjekësisë
Në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës është mbajtur sot, mbledhja komemorative në nderim të Prof. Selim Kolgecit, i cili ka ndërruar jetë.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kolegë, studentë dhe bashkëpunëtorë të tij, për të nderuar kontributin e profesorit në shkencë dhe mjekësi.
Kolgeci ishte profesionist i dalluar në fushën e citogjenetikës dhe gjenetikës humane dhe themelues i laboratorit të parë të citogjenetikës në Prishtinë.
Ai për vite ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë, ku kontribuoi në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e shkencës mjekësore në Kosovë.

