08:38 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Sot në ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, që kishte ndodhur më 16 janar 2018, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special – Krimet e Rënda.

Sipas njoftimit avokati mbrojtës do të deklarohet para mediave pas seancës, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozit ës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.