15:20 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mbappe: Kur shkova te Reali, mu duk se po shkoja në hënë!

Kylian Mbappe ka treguar aventurën e tij të shkurtër kur ishte në prova te Real Madridi si fëmijë.

Mbappe ishte 14 vjeçar kur për disa ditë u provua te skuadra mbretërore.

Ylli i PSG-së e ka kujtuar atë kohë duke treguar edhe përshtypjet e tij.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment. Ne mbërritëm nga aeroporti dhe Zidane na takoi i pari në parking. Atëbotë Zizu ishte drejtor sportiv i Realit. Isha i vogël për të përballuar emocionet që kisha në atë kohë. Mu duk vetja se po shkoja në hënë. Më pas u ktheva në Francë dhe vendosa të vazhdoj me Monakon” ka thënë Mbappe.

Ylli francez flitet se është top prioritet i Real Madridit në verë.

Duket se Mbappe ka kujtime të mira nga Madridi dhe mund të pranojë ofertën e cila pritet të jetë multi-milionëshe./Indeksonline/