17:49 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbarojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës: Gjilani dhe Ballkani në epërsi

Kanë mbaruar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës që po zhvillohen sot.

Në derbin mes Feronikelit dhe Gjilanit, në avantazh pas 45 minutave janë mysafirët, transmeton Indeksonline.

Golin për “Skifterat” e shënoi Sebino Plaku pas një gabimi të portierit të Niklit, Troshupës.

Kurse, në Klinë, pas 45 minutave rezultati është 0:1 në të mirë të Ballkanit.

Golin për Ballkanin e shënoj Baftiu nga goditja e lirë duke e lënë pashpresë portierin e Dukagjinit./Indeksonline/