08:59 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Mbi 1 mijë gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1072 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

24 persona u arrestuan, 19 persona u dërguan në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 31 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale si dhe janë shqiptuar 913 tiketa trafiku.