Mbi 2000 gjoba trafiku gjatë 24-orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme gjatë 24-orëve të fundit.
Sipas raportit janë lëshuar 2013 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut gjatë 24-orëve të fundit.
Gjithashtu policia njoftoi se ka regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.
Brenda 24-orëve të fundit, policia njoftoi se kishte arrestuar 23 persona dhe kishte dërguar në mbajtje 12 të tjerë. /Indeksonline/

