Mbrëmje shqiptarësh, vashat tona synojnë ëndrrën Botëror
Përfaqësuesja e Kosovës te femrat do të luajnë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.
Në Prishtinë do të presim Austrinë në ndeshjen e parë të play-offit për Botërorin 2027, që zhvillohet në Brazil.
Po ashtu edhe Kombëtarja shqiptare zhvillon ndeshjen e parë në Shkodër, ku do ta presë Uellsin.

Shpresojmë që vashat tona do të kenë suksesin që e meritojnë, me ndeshjet që zhvillohen në orën 18:00./IndeksOnline/

