07:44 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Më mirë të kesh një të dashur apo një shoqe të ngushtë?

“Dhe ata jetuan të lumtur, derisa…”, derisa kuptuan që princi i kaltër apo qoftë edhe gri nuk erdhi kurrë me kalë siç thotë përralla, motorr apo biçikletë. Mirëpo një shoqe e ngushtë është gjithmonë aty për ju, kështu që nëse jeta juaj sentimentale ua shpif, të paktën keni atë në krahun tuaj. Ju ftojmë të zbuloni 4 arsyet pse një shoqe e ngushtë është më mirë se një i dashur. Urojmë të buzëqeshni në fund të çdo fjalie.

1.Nuk keni nevojë të bëni përshtypje të mirë tek prindërit e saj: Përse të shqetësoheni çfarë figure mund të bëni me prindërit e tij, kur prindërit e shoqes ju konsiderojnë tashmë pjesë të familjes. Me siguri ju kanë bërë fotografitë e para në festën e Abetares, mbajnë mend të gjitha rrëzimet me biçikletë dhe dhëmbët e thyer, kështu që një shqetësim më pak.

2.Të ka parë në momentet e tua më të vështira dhe sërish të ka xhan: E mbani mend herën e fundit kur trokitët në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit, me sytë e fryrë dhe të përlyer nga rimeli që kullonte si rrëke? Ok, një i dashur mund të mos e kapërdijë të lehtë këtë pamje tuajën, kurse për shoqen e ngushtë nuk është aspak problem. Le të pimë një gotë për këtë!

3.Mund të ndash me të veshjet e preferuara: Nëse ajo është masa juaj, përveç gjërave që që ju lidhin bashkë prej shumë kohësh, mund edhe të ndani veshjet. Por, përse jo edhe çantat.

4.Nuk ju thotë kurrë Jo kur bëhet fjalë për shopping: Kishit një javë që planifikonit të bënit shopping me të dashurin, por në momentin e fundit u kujtua të të lajmëronte për një ndeshje futbolli? Një shoqe e ngushtë nuk e bën kurrë këtë, përkundrazi ju lajmëron e para sa herë që ka ulje.