08:56 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Solskjaeri me rekord negativ te Manchesteri, më shumë i vuajtur se i gëzuar

Manchester United-i u mposht mbrëmë nga Burnley në shtëpi me rezultat 0-2 në ndeshjen e Premierligës.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer, është i rrezikuar të shkarkohet për shkak të rezultateve negative.

Që kur nënshkroi kontratën profesionale, norvegjezi ka më shumë humbje sesa fitore.

Ai, dje regjistroi humbjen e 12-të derisa ka vetëm 11 fitore.

Manchester United-i aktualisht është në vendin e pestë me gjashtë pikë më pak se Chelsea dhe 30 poshtë Liverpoolit. /IndeksOnline/