14:57 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mendoi se babai nuk i dhuroi veturë për ditëlindjen e 18 dhe nuk i foli për disa vite, mesazhi në fund e bën të pendohet!

Në ditëlindjen e tij të 18-të Adam mezi po priste që të merrte një dhuratë nga babai i tij.

Adam priste që ai t’i dhuronte një veturë, pasi priti dy vite për veturën e ëndrrave të tij.

Dhe kur babai i tij i dha atij dhuratën e ditëlindjes, ai e hapi kutinë me shumë entuziazëm dhe rezultoi se ishte një libër.

Në vend që të ishte falënderues, ai e hodhi atë. Ky ishte edhe momenti kur u definua marrëdhënia e Adam-it me babain e tij.

Edhe pse vitet kalonin ai vazhdoi të injoronte babain e tij dhe zgjodhi të fokusohej në punë dhe jo në familje dhe shpenzimin e kohës me ta.

Madje edhe në momentet kur babai tentonte të bisedonte me të përmes telefonit, ai fliste shkurtë dhe e ndërpretë, deri në momentin kur mori një thirrje nga nëna e tij dhe e kuptoi gjendjen e babait, transmeton Indeksonline.

Ai u nis për në shtëpi dhe mendoi për të gjithë të kaluarën me babain e tij dhe riktheu në mendje të gjitha gjërat që parakaloi me të.

Kur u kthye kishte mundësi të qëndronte me babin e tij në momentet e fundit të jetës.

Ndërkohë teksa po ndihmonte nënën e tij në pastrimin e shtëpisë djali gjeti edhe librin që babai i tij i i kishte dhuruara shumë vite më parë.

E kuptoi se ai kurrë nuk e kishte hapur librin. Kur e hapi djali gjeti një qelës dhe një thënie të shkruar nga babai.

“Bir, ndoshta këtë çelq do e gjesh shumë muaj apo vite pas ditëlindjes, por e di se do e gjesh në kohën e duhur të jetës tënde. Është një mesazh i rëndësishëm këtu. Ne të gjithë duam gjërat materiale, të gjithë urojmë për  një veturë të re, rroba të reja, shtëpi të re.Por këto gjëra nuk vijnë tek ti lehtësisht. Duhet të mësosh të punosh për to, duhet të mësohesh të kesh vizion për to dhe për të gjitha dhuratat qe prindërit na dhurojnë ne. E gjitha çfarë doja ishte të të dhuroja një veturë te re.Por është e rëndësishme të mësosh t’i fitosh gjërat të cilat i do. Ky është qelësi i garazhës sime dhe në të do të gjesh të gjitha veturat në të cilat kam punuar që nga momenti kur jam martuar me nënën tënde. Shpresoj se do të mund të vazhdosh të vazhdosh punën time me to dhe që një ditë t’i nxjerrësh jashtë. Unë dua më të mirën për ty ,djali im.Të dua”, shkroi ai.

Shumë prej nesh kemi pritur apo kërkuar shumë nga prindërit tanë. E vërteta është, dashuria tregohet me kohën, shfaqet përmes energjisë, përmes prezencës dhe vëmendjes.  Jo përmes dhuratave, jo përmes gjërave materiale, dashuria mund të tregohet në shumë mënyra.  Është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se si e shfaqim atë.

Thonë se në ditën kur e kuptoni se prindërit e tuaj kishin të drejtë,  fëmijët e juaj janë duke ju treguar se e keni gabim.

Dhe jam i sigurt se shpresojmë që fëmijët tanë të na japin ne edhe një shans të dytë./Indeksonline/