10:40 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

“Meos Beauty”, nga Dafina Neziri drejt një projekti të ri, njihuni me Make Up artisten e re kosovare

Femrat në Pejë kanë një zgjidhje më shumë në botën e grimit. Studenja e Dafina Nezirit, Medlina Osmanaj ka hapur sallonin e saj të ondulimit.

E çertifikuar me disa diploma dhe me përvojë në disa shkolla të grimit, Medlina ka hapur biznesin e saj në Vitomiricë të Pejës.

“Meos Beauty” quhet salloni ku femrat e bukura të Pejës dhe më gjerë, mund të shkëlqejnë me aftësitë profesionale të duarve të Medlinës.

Për më shumë, sallonin mund ta gjeni tek rajoni i dytë në Vitomiricë, apo edhe në faqen në Instagram Meos Beauty.