21:54 / E Premte, 19 Korrik 2019

Mergim Pefqeli largohet nga skuadra e Prishtinës

Pefqeli ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Prishtinës, në profilin e tij në Facebook.

Ai është shprehur falenderues për kryesinë e klubit, stafin, shokët e ekipit ndërsa disa fjalë i ka kushtuar edhe tifozëve “Plisat” duke ju drejtuar  “Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin” shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë i Mergim Pefqelit:

Të nderuar familjarë, miqë dhe dashamirë të sportit !

Dua të ju njoftoj që nga tani e tutje nuk do të jem pjesë e ekipit të Fc Prishtinës.

Falenderojë kryesinë, stafin dhe shokët e ekipit me të cilët kam punuar gjatë këtyre dy sezoneve që kam qenë këtu, ku kemi kaluar sfida dhe gëzime së bashku.

Fjalët e fundit janë të dedikuar posaqërisht për të gjithë ju mbështetësit e Prishtinës ( Plisat ) Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë që kur jam bashkuar me ekipin./Indeksonline/.