Mërgimtarët shijojnë pushimet, por shqetësohen për çmimet në Kosovë
Kur kosovarët e diasporës vijnë në vendlindje, për pushime, kënaqen. Kjo pasi ata kalojnë kohë të vlefshme më të afërm.
Megjithatë, mërgimtarët ua qajnë hallin atyre që jetojnë në Kosovë, për shkak të kushteve të jetës, të cilat lidhen me të ardhura jo të kënaqshme, e cmime të zorshme.
“Dy javë… çmimet shumë ma të shtrenjta se vitet e kaluara… jo nuk janë të përballueshme çmimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.” tha Jonuzaj.
Edhe Shpejtim Klinaku thotë se kaloi mirë, pasi bëri shumë vizita e shëtitje, por edhe këtij i vjen keq për situatën ekonomike në vendlindje.
“3 javë jemi kon te familja jem, gruja te familja e vet, kemi dalë, kemi shëtit, ma mirë se në Kosovë nuk ka kërkun… vallahin te çmimet veç gruja se une s’e di, ka ndryshime diçka pak, ama mendimi jem janë shumë këtu në Kosovë, çfarë rrogash i kanë, çmimet janë shumë të shtrenjta, domethënë sipas jush nuk janë çmimet e përballueshme për qytetarët? Ashtu është… pozitive mendimi jem është se përpara kur kemi ardhë këtu jemi marrë shumë me dokumente, me letërnjoftime të shkijeve, mendimi jem tash është mirë se veç ia jep letërnjoftimin, del, hyn edhe pa kurrfarë problemi, qajo është më e mira për neve… s’ka kurrfarë shqetësimi kur të vish në Kosovë s’ka as Amerikë as Dubai.”,theksoi Klinaku.
Mira Hajdari dhe bashkëshorti i saj kaluan 10 ditë të pushimeve për festat e fundvitit në Kosovë. Ata përjetuan momente të mira, por thonë se vërejtën edhe ndryshime.
“10 ditë kemi qëndru… ka ndryshime, mua më duket personalisht kur vi për pushime, ndryshimet janë shumë të mëdha… për mu jo, për këta këtu në Kosovë është shumë zor… me 350 euro është shumë vështirë me ja dal… më e mira e këtuhit është se ka gjallni, shumë mirë është; shqetësuese është trafiku… veç, mundohem disi sikur me kon të huj, veç nuk vi mo kurr, qato e bojm me vje shumë keq.”.
Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë kanë hyrë mbi 928 milionë euro si remitenca nga diaspora./Indeksonline/

