12:27 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Merret vendimi, Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendimin të dërgojë mjekë dhe infermierë në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi.

Vendimi është marrë një ditë më parë dhe është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Mjekët do të paguhen nga Shqipëria, në vlerën 3 000 euro në muaj, për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

Fondi prej 11 000 000 lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.