20:34 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Messi: Pse na kritikojnë kur edhe Holanda provokoi?

Lionel Messi është rikthyer të flasë për Kupën e Botës në Katar. Sulmuesi triumfoi për herë të parë në një Botëror duke marrë në shtëpi trofeun e ëndërruar ndërsa rikujton edhe njëherë finalen me Francën, kritikat në lidhje me festimet pas triumfit ndërsa nuk harron të kritikojë edhe Holandën për provokime në fushë.

“Pas disfatës në ndeshjen e parë me Arabinë Saudite ndjeheshim shumë keq dhe nëse nuk fitonim me Meksikën, nuk dihej si përfundonte. Por, në atë moment u shfaq forca e grupit dhe më pas u bëmë gjithnjë e më të fortë. Finalja? Luajtëm një ndeshje të mirë, portieri Martinez ishte fantastik, por nuk ishte hera e parë që tregoi vlerat. Pritjen ndaj Kolo Muanit? Ishte shumë e shpejtë dhe nuk pata një pamje të qartë, vuajta më shumë kur e pashë në përsëritje.

Festa? Më duket e padrejtë sepse kemi pasur një sjellje shembullore në fushë, por edhe jashtë saj. Njerëzit flasin shumë edhe për atë që ndodhi me Holandën, por harrojnë që ata u sollën shumë keq. Nuk ishin “fair play” dhe na provokuan gjithë kohën”, u shpreh Messi.