11:36 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Tysoni, do të votojë për herë të parë në moshën 54-vjeçare

Mike Tysoni, do të votojë për herë të parë në jetën e tij dhe këtë gjë do ta bëjë në moshën 54-vjeçare.

Legjenda e boksit amerikan kishte humbur të drejtën e votës, pas dënimit që mori në vitin 1992 për akuza të ndryshme, midis të cilave edhe ajo për përdhunim (bëri 3 vjet burgim edhe pse u dënua me 6 sosh).

Ish-kampioni i botës ka konfirmuar këtë lajm në faqen e tij zyrtare në Twitter, duke u shprehur se është i lumtur për këtë gjë.

“Kjo do të jetë hera e parë që votoj. Nuk mendoja se do t’ia arrija kësaj dite për shkak të precedenteve penale që kam pasur. Jam krenar që më në fund do ta bëj këtë gjë”, shkruan Mike Tyson.

Mike do të votojë në zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen në nëntor të këtij viti.

Ai fitoi të drejtën për të votuar falë një ligji të ri në Nevada, shtetin ku dhe jeton, që lejon të votojnë personat që kanë dalë nga burgu para vitit 2019.