11:40 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Milan-Udinese, starton Ibrahimoviq

Milan dhe Udinese do t’i masin forcat sot me fillim nga ora 12:30 në kuadër të Serie A.

Milani, i cili vjen pas fitores 2:0 ndaj Cagliarit do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë edhe ndaj Udineses, ndërsa këta të fundit janë në formë të shkëlqyer në tri ndeshjet e fundit.

Ata kanë arritur tri fitore radhazi ndaj Cagliarit, Lecces dhe Sassuolos, shkruan Indeksonline.

Momentalisht, Milan gjendet në pozitën e 10 me 25 pikë, ndërsa Udinese një pozitë më poshtë me një pikë më pak./Indeksonline/