13:58 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Miliarderja niset për në pushime, me të dashurin dhe qenin

Miliarderja e famshme, Paris Hilton, ka nisur një tur pushimi. Pronarja e serisë së hoteleve “Hilton” është parë në humor të mirë bashkë me të dashurin e saj, Carter Ruem.

Çifti është fotografuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit dje pasdite.

Çifti ishte në humor të mirë, me Parisin që mbante një prej qenve të saj, ndërsa merrnin rrugë drejt terminalit.

Parisi së fundi ka publikuar këngën e saj të re, “I Blame You”, e cila thuhet se është frymëzuar nga marrëdhënia e saj e re me Reumin./Indeksonline/