10:43 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Miloti realizon fotosesionin e parë si baba, bashkë me bashkëshorten dhe djalin Tian

Pas përfundimit të sezonit në Bundesligen gjermane, ylli kosovar i futbollit, Milot Rashica bashkë me gruan dhe djalin e tyre erdhën në Kosovë.

Ata po qëndrojnë në qytetin e lindjes, Vushtrri pranë familjarëve të tyre, ndërsa që u pritën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bashkëshortët para pak javësh janë bërë prindër për herë të parë dhe me të arritur në Kosovës kanë realizuar një fotosesion të mrekullueshëm së bashku.

Ishte bashkëshortja e Milotit, Belkiz ajo që ka ndarë në Instagram këto fotografi teksa shkruan “e bekuar me familjen time”.

Ndërkohë, kujtojmë që Miloti me ekipin e tij Werder Bremen përfundoj në pozitën e 16-të në Bundesligë./Indeksonline/